EBOOK

Beteja Me Ankthin Dhe Crregullimet E Atakut Te Panikut: "përballje Me Errësirën

Rrëfimi I Një Lufte Të Heshtur Për Shpëtim."

Dajana Neziri
(0)

About

Ne besojmë se kemi kontroll mbi jetën tonë, derisa një moment na rrëzon dhe asgjë nuk duket më e njëjtë. Ky libër është rrëfimi im - një betejë e papritur me ankthin dhe panikun, një udhëtim nga frika e paralizueshme drejt shpresës.
Një ditë gushti, kur çdo gjë duhej të ishte e lumtur, gjithçka ndryshoi.
Një bisedë e zakonshme mbi një krim në New York më hodhi në një gjendje të pashpjegueshme paniku.
Trupi m'u drodh, zemra më rrahu fort, dhe një frikë e pakuptueshme më pushtoi. Po vdisja. Ose kështu mendova. Ika në spital, por askush nuk më tregoi të vërtetën - që ishte një atak paniku. U largova më e trembur se kurrë.
Ajo ditë ishte fillimi i një lufte të gjatë. Mendimet u bënë të errëta, të pandalshme. Realiteti u thye. Por nuk u dorëzova. Ky libër është dëshmia ime, një dritë për ata që ndihen të humbur. Sepse ankthi nuk është fundi. Është një betejë që mund të fitohet.

Related Subjects

Artists